Home>Lajme>3 Shpikje Që Ndryshuan Botën Por Që U Refuzuan Në Fillim

3 Shpikje Që Ndryshuan Botën Por Që U Refuzuan Në Fillim

Bota është duke ndryshuar me ritme shumë të shpejta, me teknologji të reja dhe potencialisht revolucionare që po shpiken çdo ditë. Ndërkohë që impakti i disa teknologjive është i thjeshtë të parashikohet bazuar në reklamimin që ju bëhet, ekzistojnë disa shpikje që pavarësisht faktit që fillimisht janë refuzuar nga publiku, kanë ndryshuar botën. Në këtë artikull do hedhim një vështrim më të zgjeruar në tre nga këto shpikje, duke filluar me atë që pjesa më e madhe e njerëzve në botën e zhvilluar e përdorin çdo ditë.

 

Kompjuterat Personalë

Mund të duket e pabesueshme në ditët e sotshme, por ishte një kohë kur njerëzit friksoheshin nga kompjuterat, njësoj si njerëzit sot i friksohen trajnimit të kompjuterave dhe inteligjencës artificiale. Në 1980, termi “cyberphobia” ose siç mund ta përkthejmë fobia kibernetike u prezantua në botë për të përshkruar një frikë irracionale ose neveri ndaj eksperiencës kundrejt kompjuterave nga kompjuter-fobët. Në fakt ekzistojnë një pafundësi materialesh që janë shkruar për fobinë kibernetike, duke përfshirë “Fobia Kompjuterike: Si të Vrisni Dragoin e Frikës Kompjuterike” nga Sanford B Weinberg.

Me kalimin e kohës dhe me kompjuterat që u bënë pjesë integrale e jetës së përditshme, fobia kibernetike u shndërua në një çështje shumë pak të folur, por asnjëherë nuk u zhduk plotësisht. Ajo qëndron dhe në ditët e sotshme si subjekt i rëndësishëm për kërkime shkencore. Për shëmbull, një kërkim i 2016, publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Linguistikës së Aplikuar dhe Literaturës Angleze studioi fobinë kibernetike tek studentët e universiteteve dhe zbuloi se pjesëmarrësit kishin një nivel të moderuar të ankthit ndaj prezencës së kompjuterave në jetën e tyre. Gjithashtu një tjetër zbulim i këtij studimi ishte se studentet femra kishin nivele më të larta të fobisë kibernetike krahasuar me studentët meshkuj.

 

Etherneti

Etherneti është protokoll komunikimi i përdorur kryesisht në rrjetat lokale (LAN), rrjetat metropolitane (MAN), dhe rrjetat e gjera (WAN). Ai u prezantua fillimisht nga studenti i Harvard, Robert Melancton Metcalfe në dezertacionin e doktoraturës së tij. Harvard fillimisht e refuzoi atë duke e konsideruar analitikisht të pa mjaftueshëm dhe e pranoi më vonë kur Metcalfe shtoi më shumë ekuacione në studimin e tij.

Shumë pak kohë më vonë, në 1983, Etherneti u standardizua nga Instituti i Inxhinierëve Elektrik dhe Elektronik (IEEE) si IEEE 802.3. Që në atë kohë, standardet origjinale të Ethernetit janë rishikuar shumë herë, deri në ditët e sotshme me versionin më të fundit 802.3bz.

Ajo çfarë është më e jashtëzakonshme për Ethernetin, është fakti që kjo teknologji që ka ndryshuar botën, ka ruajtur një shkallë pajtueshmërie për 35 vjet rrjesht. Ky nuk është vetëm një testament i cilësisë së dizajnit origjinal, por gjithashtu aftësia për të punuar në grup e lidhur me zhvillimin e vazhdueshëm për të qenë koherente me nevojat aktuale dhe të së ardhmes.

 

E-learning (Mësimi Online)

Gordon Miller, Zhvilluesi dhe Drejtuesi i Laboratorit të Multimedias në Virginia Tech, ka deklaruar se “e-learning” ose ndryshe mësimi online është një eksperiment i dështuar, dhe ai deri tani nuk është i vetëm në këtë opinion. Edhe pse mësimi online mban në vetvete potencialin për të ndryshuar mënyrën se si të gjithë personat mund të mësojnë, implementimi fillestar i tij la shumë për të dëshiruar, duke shkaktuar polemika tek mësuesit dhe shkencëtarët.

Në ditët e sotme ne jemi duke hyrë në një erë të re të mësimit online, ku rëndësia dhe përfitimi i metodave të mësimit tradicional përdoren paralelisht të ndërthurura me mësimin online. Website si Coursera, Wikipedia, Quora dhe shumë të tjera, kanë arritur të gjenerojnë një trafik të lartë me burime njohurish që i lejojnë përdoruesit e tyre për të përthithur njohuritë në kohën kur ata e konsiderojnë si të përshtatshme. Nga ana tjetër, bizneset janë shumë të hapura për të investuar në platformat e mësimit online pasi kjo gjë i ndihmon ato për të shfrytëzuar potencialin maksimal të punonjësve të tyre.

2018-07-31T08:28:19+00:00