Home>Lajme>Sistemi IMPRO ERP, i duhuri për Menaxhimin e Magazinës

Sistemi IMPRO ERP, i duhuri për Menaxhimin e Magazinës

Nëse biznesi juaj zotëron një gamë të gjerë produktesh, atëherë Menaxhimi i inventarit të Magazinës duhet të jetë një nga pikat më të forta për të arritur një balancim në organizimin tërrësor. Për të qenë gjithmonë të informuar mbi gjendjen apo lëvizjen e produkteve në magazinë mund të jetë tepër e vështirë nëse përdorni akoma metoda të vjetra ku çdo veprim bëhet në mënyrë mekanike. Për këtë arsye zgjidhja software-ike që ju përshtatet më tepër për Menaxhimin e Magazinës mundësohet nëpërmjet sistemit IMPRO nga Communication Progress. Ky sistem jo vetëm që shfaq gjendjen apo lëvizjen e produkteve në zotërim, por gjithashtu siguron një historik të plotë të tij, gjeneron rritje të përfitimeve dhe përmirësim të efektivitetit të kompanisë dhe mundëson mbajtjen të sigurt të stokut në magazinë.

Si një komponent kritik për kompaninë tuaj, sistemi për Menaxhimin e Magazinës është pjesë e sistemit të Kontabilitetit. Sipas nevojave të kompanisë, ky sistem mund të implementohet i pavarur nga sistemet e tjera menaxhuese, por për një operim më efektiv këshillohet koordinimi me disa prej sistemeve pjesw tw IMPRO. Të tilla mund të përmendim, vetë sistemin e Kontabilitetit, ashtu si edhe sistemin e Blerjes, Shitjes, Aktiveve (asetet), Prodhimit dhe Menaxhimit të Mjeteve. Nëpërmjet Menaxhimit të Magazinës mundësohet kontroll i plotë i skedave për çdo produkt së bashku me dokumentacionet shoqëruese dhe historikun e lëvizjeve të tyre. Jo vetëm kaq, por ky sistem siguron menaxhimin e produkteve plotësisht të qendërzuar në një ambient të vetëm. Në çdo moment që ju kërkoni të informoheni mbi gjendjen dhe të dhënat përkatës që lidhen specifikisht me produktet është tepër e thjeshtë. Nëpërmjet ‘bar code’ apo ‘serial number’ të gjeneruar për çdo produkt ju mund të gjurmoni dhe printoni çdo informacion të nevojshëm, brenda një kohe shumë të shkurtër.

Me praninë e sistemit të Menaxhimit të Magazinës ju do të keni mundësinë e reduktimit të gabimeve dhe ndërmarrjen e vendimeve të shpejta korrigjuese, të cilat mund të sjellin kosto të larta për komaninë. Renditja e kartelave të produkteve, i cili cilësohet si një aspekt i rëndësishëm i sistemit, mund të bëhet nëpërmjet tipit, natyrës ose sipas kostos dhe skemës kontabël. Kjo e fundit është e lidhur drejtpërdrejt me sistemin e Kontabilitetit, në të cilën skemat kontabël janë të konfiguruara automatikisht dhe metodat e përdorura të kostos janë sipas standarteve të miratura. Gjithashtu i rëndësishëm është edhe konfigurimi i vendndodhjes dhe lëvizjes së produkteve, i cili bëhet në formë fizike apo virtuale. Për këtë arsye, ruajtja në sistem mundësohet në rend hierarkik në mënyrë që të dhënat e dëshiruara të gjenerohen në kohë.

Një avantazh tjetër tepër i rëndësishëm është dhe gjenerimi i raporteve në periudha të ndryshme. Ato mund të jenë statike dhe të përgjithshme ose mund të gjenerohen të përshtatura sipas nevojave specifike dhe të personalizuara të kompanisë. E gjitha kjo mundësohet nëpërmjet pranisë së filtrave të cilat kombinohen duke mundësuar raportet e dëshiruara.

Menaxhimi i Magazinës si pjesë e moduleve IMPRO ERP, është një sistem plotësisht i lokalizuar dhe me standarte shqiptare, që trupëzon praktikat më të mira të biznesit në Europën Perëndimore. IMPRO origjinon nga Odoo, i cili për vitin 2018 është vlerësuar nga Capterra me vendin e parë për Menaxhimin e Magazinës, Në këtë studim janë marrë në analizë dhe vlerësuar 3 komponentë: 40% prania e klientëve, 40% numri i përdoruesve dhe 20% prania ne rrjetet sociale e kompanisë. Më konkretisht mund të informoheni tek faqja zyrtare e Capterra.

Disponueshmëria e informacionit të përditësuar dhe të centralizuar në një vend të vetëm mundëson bashkëpunimin e të gjithë departamenteve duke i dhënë në një kohë shumë të shkurtër zgjidhje proceseve. Rritja e përqëndrimit dhe kontrollit mbi informacionin apo funksionalitetet e brendshme sjell përmirësimin e efektivitetit në vendimmarrje në çdo moment, si në nivel operacional ashtu edhe për drejtuesit në nivel menaxherial.

Për një përshkrim më të detajuar lidhur me atë çfarë ofron IMPRO Magazina mund të klikoni këtu.

2019-01-21T13:19:06+00:00