Home>Lajme>Transformimi Digjital, Faktori Diferencues në Tregun Konkurrues

Transformimi Digjital, Faktori Diferencues në Tregun Konkurrues

Në vitet ’90, shumë kompani investuan jashtëzakonisht shumë në teknologjitë digjitale kompjuterike të tërhequr nga potenciali i madh i riorganizimit të të gjitha aspekteve të biznesit. Me rritjen e ekonomisë digjitale kombinuar me atë tradicionale, shumë biznese ishin të afta të transformoheshin, ndërkohë që shumë të tjera u zhdukën. Kjo bëri që lojtarë të rinj të vendosnin rrënjë duke zhvilluar modele biznesi me propozimin e vlerës së shtuar dhe bashkëpunim me klientët. Me mënyrën e re të bërit biznes që po zhvillohet dita ditës, ne mund të shohim qartë efektet e TRANSFORMIMIT DIGJITAL bashkë me rolin specifik të SISTEMEVE TË INFORMACIONIT për pjesën më të madhe të kompanive.

Nuk është mbivlerësim të thuhet se përfitimet e një transformimi të suksesshëm digjital mund të tejkalojnë sfidat. Transformimi digjital mundëson themelet për të siguruar që teknologjitë, aftësitë dhe proceset të përmbushin kërkesat e sotme, ndërsa në të njejtën kohë të përgatisin bazat për të ardhmen e kompanive tuaja. Më poshtë janë 5 përfitime të rëndësishme që mund të prisni nga transformimi digjital:

  • angazhim i përmirësuar i konsumatorëve
  • të qendruarit konkurrues dhe i përshtatshëm
  • rritje e të ardhurave
  • rritjen e pjesës së tregut
  • përmirësim i moralit të punonjësve

Po ashtu, kalimi në transformim dixhital ju lejon të ri-vizitoni proceset ekzistuese, të vlerësoni modelet operative dhe strukturat organizative, si dhe produktet apo shërbimet, për të parë se çfarë ndryshimesh mund të bëhen.

Një transformim digjital i suksesshëm kërkon që ju të kryeni disa studime fillimisht. Ju duhet të kuptoni potencialin e kurtheve për të mënjanuar faktin që të mbeteni në mes të aplikimit të transformimit. Është tepër e rëndësishme që ju të përcaktoni dhe njihni pikat e dobëta të kompanisë suaj, të vendosni prioritete dhe të vendosni njerëzit e duhur pjesë të skuadrës. Gjithashtu nevojitet një planifikim shumë i saktë i buxhetit dhe burimeve, dhe nuk duhet të harroni se vonesat mund të kenë kosto monetare apo besueshmërie.

Lajmi i mirë është se transformimi digjital siguron një mundësi për bizneset që të eliminojnë pengesat ekzistuese dhe të përmirësojnë efektivitetin. Ekzistenca e saj synon që të shtojë vlerën konsumatore. Fuqia e markës nuk mban më peshën e dekadave të mëparshme. E gjitha ka të bëjë me faktin se si ju i përgjigjeni nevojave të konsumatorëve. Investimi në teknologjitë inovative tregon impenjimin tuaj dhe ju mban të parët në mendjen e konsumatorëve.

Transformimi digjital ka ndryshuar gjithashtu totalisht marrëdhënien tradicionale prodhues-distributor-konsumator. Ky është veçanërisht rasti për pozicionin e ndërmjetësit në kanalin e shpërndarjes, atë të distributorit, ose të shitësit me shumicë. Mund ta shohim këtë përçarje, për shembull, në zhdukjen e dyqaneve me pakicë në librari, në sektorët e shitjes së CD, video-ve apo në atë të udhëtimeve. Në të njëjtën kohë, transformimi digjital ka çuar në evolimin e strategjive të ndërmjetësimit në rrjet, në të cilin një grup lojtarësh formojnë partneritete dhe aleanca për të bashkë-krijuar një ofertë dhe bashkë-prodhuar vlerë. Rezultati është që kompanitë duhet të fitojnë shpejt aftësi dhe njohuri të reja për të zgjeruar kontrollin e tyre mbi të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe shpërndarjes.

Nuk duhet lënë pa u përmendur fakti se nëpërmjet transformimit digjital bëhet edhe ripërcaktimi i modeleve të biznesit, eksplorimi i hapësirave të reja për rritjen e të ardhurave apo zgjerimi i ofertave përtej thjesht ofrimit të produkteve apo shërbimeve. Njëkohësisht, ai mund të krijojë mundësinë e ekspozimit në industri dhe vertikale të reja. Kompanitë që refuzojnë të shkojnë drejt transformimit digjital rrezikojnë të ulin të ardhurat, besnikërinë konsumatore dhe potencialisht mund të humbasin suksesin e tyre dhe për një kohë të shkurtër edhe të dalin nga tregu.

Transformimi digjital krijon një mundësi për ndryshime gjithëpërfshirëse në mënyrën që ju bëni biznes, në modelin e operimit tuaj dhe në mënyrën se si ju i përgjigjeni ndryshimeve të sjelljes dhe qëndrimeve të konsumatorëve besnikë ose jo. Është e rëndësishme të kuptohet se transformimi digjital nuk është vetëm një aktivitet i vetëm që ndodh në një moment të caktuar në kohë. Ai është një evolim i biznesit tuaj dhe rrjedhimisht është një synim për t’u njohur vazhdimisht me teknologjitë e reja digjitale duke u praktikuar dhe përmirësuar vazhdimisht biznesin tuaj, por njëkohësisht edhe eksperiencën konsumatore.

2018-12-05T10:34:11+00:00
400 Bad Request

Additionally, a 400 Bad Request

Your browser sent a request that this server could not understand.
error was encountered while trying to use an ErrorDocument to handle the request.

Bad Request