Home>Lajme>Faktorët kyç që ndikojnë në implementimin e platformës IMPRO ERP

Faktorët kyç që ndikojnë në implementimin e platformës IMPRO ERP

Platforma IMPRO është një produkt software autentik nga Communication Progress, e cila bën pjesë në familjen e produkteve ERP (Enterprise Resource Planning) dhe është ideuar për të administruar në një vend të vetëm, tre shtyllat kryesore të një kompanie: proceset e punës, informacionin dhe njerëzit. IMPRO automatizon proceset e punës, qendërzon informacionin, duke siguruar unicitetin dhe saktësinë e tij dhe përmirëson ndjeshëm shpejtësinë e komunikimit në të gjitha nivelet e organizatës.

Nëpërmjet strukturës intermodulare, IMPRO mundëson funksionalitetet tradicionale por dhe ato moderne që të menaxhohen në kohë reale duke gjeneruar raporte sipas nevojave të kompanive. Ajo mundëson kombinimin dhe integrimin e aktiviteteve standarte dhe specifike në një sistem të vetëm. Pas implementimit të saj, modulet dhe zgjidhja në tërësi parametrizohen dhe zhvillohen më tutje për t’u përshtatur 100% me kërkesat dhe veçoritë e kompanive. IMPRO ofron një sërë mënyrash për integrimin dhe shkëmbimin e informacionit (import/eksport) me sistemet e tjera të operimit. Ky sistem mund të përshkallëzohet sipas nevojave në rritje  të kompanive me module të reja, për një volum më të madh pune, për performancë më të mirë, etj.

Modulet bazë të cilat mund t’i shpërbejnë funksioneve kryesore të kompanisë suaj janë: Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, Administrimi i Marrëdhënieve me Klientin (CRM), Kontabiliteti dhe Financa, Menaxhimi i Magazinës, Projekteve, Blerjeve, Shitjeve, Mjeteve të Punës. Ashtu sikurse mund të listohet Menaxhimi i Hoteleve, Prodhimit, Transportit, Mikrofinancës, Edukimit etj.

Implementimi i platformës IMPRO ERP siguron avantazhe konkurruese për kompaninë në tregun e punës dhe përbën investim në kuadër të digjitalizimit të funksioneve të saj. Nëse mendoni se ky është momenti i duhur, atëherë më poshtë gjeni 8 faktorët kyç që do ju diferencojnë nga kompanitë e tjera:

 

Modulare: Përqasja modulare unike i lejon klientët të marrin fillimisht një modul, dhe të shtojnë të tjerë sipas nevojave të brendshme të kompanisë.

Integruese: Informacion i ndërlidhur dhe në kohë reale dhe procese biznesi të harmonizuara.

Moderne: IMPRO jep fleksibilitet unik nëpërmjet moduleve të pasura, funksionaliteteve praktike dhe mjeteve të raportimit.

E Përshtatur: Mundëson platformën perfekte në ndërtimin e moduleve të përshtatura totalisht sipas nevojave të kompanisë klient. Përshtatja e software-it kursen kohë dhe mjete monetare në momentin e fillimit të operimit duke i dhënë përdoruesit kontroll total mbi proceset dhe teknologjitë që modulet ofrojnë.

Fleksibël: IMPRO lejon që ju dhe ofruesi i shërbimit tuaj të pershtasni ndërfaqen e përdoruesit, kërkimet, raportet dhe të menaxhoni procese me vetëm pak ‘klikime’. Gjithashtu krijon mundësinë e zgjedhjes së menaxhimit IT së jashtmi apo së brendshmi lidhur me mirëmbajtjen e sistemit.

E Sigurt: Përdorues dhe role të identifikuara qartë, të dhëna të sigurta dhe të enkriptuara, konfigurime sigurie të kontrollueshme, dhe të përdorëshme online apo offline.

Kosto Efektive: Modeli “PA License” e bën IMPRO tejet të arsyeshme në çmim. Teknologjia mundëson përditësime të shpeshta, kosto të parashikueshme për suport dhe mirëmbajtje.

Procese Efektive: IMPRO në përgjithësi kërkon një vështrim më të thellë të operacioneve të biznesit dhe pas implementimit mundëson një operim më të mirë nga ana funksionale. Pra, biznesi jo vetëm që ka kontroll më të madh në të gjitha aspektet e operacioneve të brendshme, por funksionimi i tyre individualisht por edhe në raport me njëri tjetrën bëhet më efektiv.

2018-12-13T11:48:45+00:00

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/storecommprog/public_html/wp-includes/functions.php on line 3770