Home>Lajme>Menaxhimi i Projekteve, Rëndësia e Implementimit dhe Zbatimit

Menaxhimi i Projekteve, Rëndësia e Implementimit dhe Zbatimit

Menaxhimi perfekt i projekteve do të thotë më shumë se kontrolli konstant i ecurisë së punëve, dërgimi në kohë, buxheti dhe realizimi sipas kërkesave të klientit; ai bashkon klientët me skuadrën e punës, krijon një vizion për sukses dhe mban të gjithë palët e përfshira në një drejtim të nevojshëm për të qëndruar në të njejtën linjë, atë të suksesit.

Menaxhimi i Projekteve me sukses nga Communication Progress siguron impaktin pozitiv duke nënkuptuar më shumë se thjesht ‘dërgimin e produktit’. Praktikat për Menaxhim Projekti (PM) në Communication Progress janë ndërtuar dhe bazuar në një eksperiencë dy-dekada të gjatë dhe të mbushur me planifikim, organizim, garantim, administrim, drejtim dhe kontroll të burimeve të nevojshme për kompletimin e projekteve. Kompania përdor praktika sigurimi cilësise dhe standarte ndërkombëtare për menaxhimin e projekteve (PM) dhe menaxhimin e integruar të projekteve (IPM).

Pa ekzistencën e menaxhimit të projektit, skuadrat dhe klientët ekspozohen përballë menaxhimit kaotik, të paqartë ndaj objektivave, mungesës së burimeve, planifikimit jo realist, rrezikut të lartë, rezultateve me cilësi të ulët, projekte që shkojnë përtej buxhetit apo datës së planifikuar.

Bazat e menaxhimit të një projekti  të suksesshëm nga zanafilla deri në përfundim siguron një skuadër me individë të talenteve dhe aftësi të ndryshme. Këta individë janë përgjegjës për planifikimin dhe ekzekutimin e objektivave të projektit dhe motivimi i tyre i jep projektit rëndësinë e nevojshme të procesit. Output-i i duhur nga ky staf do të thotë kthim i vërtetë i investimit e cila e përkthyer ndryshe nënkupton klientë të lumtur. Gjithashtu ajo rrit shanset e suksesit dhe ndihmon në përfundimin e projekteve në mënyrë konsistente, efektive, në kohë dhe buxhet.

Menaxhimi i projekteve mbikqyr planifikimin, organizimin dhe implementimin e tyre. Të mbështetur nga një aplikacion software për menaxhim projekti zhvilluar së brendshmi dhe njëkohësisht modul integral i IMPRO ERP, stafi jonë ka në dorë një mjet të fuqishëm për te arritur pesë objektiva bazë qartësisht të përcaktuara të ciklit të menaxhimit të projekteve tona:

  • Sipas kërkesave (scope) – madhësia, qëllimet, kriteret
  • Në kohë – fillimi dhe mbarimi, kohëzgjatja e detyrave
  • Brenda buxhetit – shpenzimet, kostot për të situatat e paparashikuara, të ardhurat
  • Bazuar në kritere të pranueshme (quality)
  • Burimet – stafi, pajisjet, materialet

Duke qenë biznes IT, përveç objektivave të mësipërme, kompania jonë mban një fokus të veëantë tek integrimi, mirëmbajtja, ri-përdorimi, konsistenca dhe plotësia e sistemeve të dala nga projektet tona.

Për një implementim të suksesshëm të projekteve Communication Progress krijon një plan paraprak pune mbi të cilën bazohet procesi i punës nga fazat fillestare deri në përfundim të tij.

Në përshtatje me ciklet e zhvillimit Agile dhe metodes që Communication Progress ndjek në zhvillimin e produkteve software, parashikohet zhvillimi dhe dorëzimi i produktit në faza sipas planit të mirë përcaktuar të projektit.

Me kërkesë të klientit, Communication Progress merr përsiper edhe përgjegjësi për “marrje në dorëzim” të projekteve të zhvilluara nga palë të 3-ta. Për llogari të kërkuesit, skuadrat tona vlerësojnë nëse të gjithë komponentet e sistemit të dorëzuar janë dizenjuar, instaluar, testuar, mirëmbajtur, sipas kërkesave operacionale të dakorduara mes palëve kontraktuese.

2018-12-26T10:34:04+00:00