Kompania Communication Progress, me mbi 20 vite eksperiencë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, ofron tashmë një portal të ri si një vitrinë për të paraqitur produktet innovative teknologjike dhe për t’i vënë ato në funksion të bizneseve dhe tregut rajonal. Markat me te njohura te produkteve harduer dhe softuer te kategorise “Enterprise” ne nivel global, te tilla si IBM, Alcatel-Lucent, Intel, Supermicro, Dell-EMC, Fortinet, VMware, Axis Communication, Promethean e shume te tjera jane ekspozuar ne kete portal.
Portali quhet tekreja.al dhe përfshin informacion udhëzues për të gjithë gamën e produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga Communication Progress, në një pamje të thjeshtë për t’u përdorur si nga kompjuteri po ashtu dhe nga tableta apo telefona celularë.
Menaxherja e zhvillimit te biznesit prane kompanise Communication Progress, shprehet:
Në fillim të ideimit të portalit kishim disa ide të mëdha për atë çfarë donim të transmetonim tek vizitorët e tij, nga përcjellja e mesazhit mbi përfshirjen e teknologjisë si një mjet ndihmës në përditshmërinë e proçeseve të punës, deri në ardhjen në ndihmë ndaj përdoruesve duke i ofruar një platformë të vetme për informimin dhe adresimin e nevojave të tyre teknologjike. Tekreja.al është e strukturuar në mënyrë të tillë që përmes filtrave dhe kërkimeve të sugjerojë një gamë produktesh konkrete dhe zgjidhjesh për sektorë të ndryshëm biznesi. Furnizimi I artikujve te perzgjedhur ne adresen e kerkuar, eshte I garantuar nga kompania. Për informacion më të detajuar mjafton një “klik” për t’u lidhur me ekipin tonë teknik.
Përzgjedhja e produkteve që ne ofrojmë është rezultat i punës shumëvjeçare në sektorë të ndryshëm të biznesit, analizimit dhe adresimit të problematikave të hasura gjatë punës, si dhe misionit për të fuqizuar biznesin përmes teknologjisë.”
Portalin tekreja.al e gjeni edhe në rrjetet sociale Facebook, Linkedin dhe Google+.
Vizitojeni këtë portal dhe ndani eksperiencën tuaj me ne përmes komenteve tuaja.