Home>Lajme>Rëndësia e Kapitalit të të Dhënave si Aset për Kompaninë

Rëndësia e Kapitalit të të Dhënave si Aset për Kompaninë

Në vitet e fundit, kompanitë po përballen me sfida të reja që shfaqen në mënyrë të vazhdueshme dhe vendimmarrja e tyre shpesh bëhet e vështirë. Për të përfituar më shumë nga të dhënat kapitale të kompanisë, ju duhet të jeni mjaft të përgatitur me përqasjen ndaj teknologjive transformuese që po mundësohen ditëve të sotme dhe mundësive që krijohen duke reduktuar kostot dhe japin rezultate të vlefshme për biznesin. Ju duhet të planifikoni në investimin e më shumë mjeteve analitike të avancuara për të përftuar më shumë vlerë nga të ‘dhënat e mëdha’ (big data) që grumbulloni vazhdimisht me kalimin e kohës. Të dhënat shkencore janë duke u bërë një pjesë tepër kyçe në mundësinë që i japin kompanive për të kapitalizuar të dhënat e tyre. Biznese të ndryshme janë duke studiuar të dhënat shkencore për mundësinë e zbulimit se si t’i përfshijnë ato si pjesë të biznesit. Gjithashtu, ato janë duke studiuar mënyra se si të gjitha të dhënat, algoritmet dhe teknologjitë moderne t’i vendosin në ndihmë të aplikacioneve që përdorin si pjesë funksionale e biznesit.

Vlera në rritje e të gjithë llojeve të ndryshme të të dhënave të bizneseve, ka rezultuar në një lëvizje që po rritet me ritme të shpejta dhe kjo kërkon që këto të dhëna të regjistrohen si një aset në bilancet e kompanive. Nëse propozuesit e konceptit janë të suksesshëm në kërkimin e tyre, përgjegjësia do të jetë e kompanive që të përcaktojnë një vlerë të caktuar monetare për lloje të ndryshme të të dhënave për qëllime kontabiliteti. Karakteristikat unike të të dhënave duhet të njihen nga të gjithë që janë të përfshirë në procesin e pronësisë së të dhënave, nëse të dhënat nën kujdesin e tyre duhet të shfrytëzohen plotësisht në dobi të kompanisë. Ekzistojnë shtatë ligje që përshkruajnë kuptimin ekzakt të ‘kapitalit të të dhënave’:

  1. Të dhënat janë (pafundësisht) të ndashme pa asnjë humbje të vlerës së tyre.
  2. Vlera e të dhënave rritet me përdorimin e vazhdueshëm (në ndryshim nga asetet e tjera, psh. makineritë apo pajisjet të cilat amortizohen dhe ju bie vlera gjatë përdorimit).
  3. Të dhënat janë të prishshme. Shumë kompani bazohen në të dhënat e tyre më shumë se sa ato e kanë vlerën apo nevojiten për funksione të ndryshme.
  4. Vlera e të dhënave rritet me saktësinë dhe cilësinë.
  5. Vlera rritet kur kombinohet me të dhëna apo informacione të tjera.
  6. Jo detyrimisht më shumë është më mirë.
  7. Sa më shumë të përdoren të dhënat aq më mirë është. Në rastin kur të dhënat nuk përdoren, ato kthehen në pengesë, sepse përveç kostove të ruajtjes dhe mirëmbajtjes, nuk i shton asnjë vlerë kompanisë.

 

Përgjithësisht, në termat e rregullave të kontabilitetit, vetëm artikuj me një vlerë të prekshme të blera nga kompania janë të listuara si transaksione financiare. Duke qenë se të dhënat prodhohen me një rutinë nga kompania dhe shpesh nuk blihen, shpesh ato nuk janë të listuara si pjesë e veprimeve të kontabilitetit dhe rrjedhimisht nuk shfaqen as në bilanc. Ndërkohë që për personat e biznesit është normale të përdoren të dhënat si një aset apo njësi matëse e vlerës së kompanisë, në realitet ato nuk trajtohen si të tilla edhe në dokumentacione. Akoma nuk është ndërmarrë një veprim që të dhënat të shfaqen si vlerë e prekshme e kompanisë, dhe kjo ka të bëjë me natyrën abstrakte të tyre. Shumë vendimmarrës i rikthehen rëndësisë së të dhënave që zotërojnë kur vendosin të hedhin në treg një produkt të ri.

Me miratimin e vendosjes së të dhënave si një aset i prekshëm në bilanc, ato kompani që i zotërojnë ato do të kenë një avantazh konkurrues. Gartner parashikon se deri në 2022, kompanitë do të vlerësohen në bazë të portofolit të informacioneve që zotërojnë. Ajo prononcon se: “Ata që janë në biznesin e vlerësimit të investimeve të korporatave, duke përfshirë analistët e kapitalit, do të detyrohen të marrin në konsideratë pasurinë e informacionit të një kompanie në vlerësimin e duhur të vetë kompanisë.”

Me botën që bëhet gjithmonë dhe më e lidhur, volumi i të dhënave do të vazhdojë të rritet dhe po ashtu dhe potenciali i tij. Nga ana tjetër ngrihen dhe pyetje thelbësore për mënyrën se si këto të dhëna mblidhen, ruhen, përdoren, menaxhohen apo edhe se si vlerësohen. Në mënyrë që të influencohet pozitivisht plotësia dhe afatet kohore të vlerësimit të proceseve, përdoruesit kanë nevojë për pajisje moderne dhe të bazuara në rrjet. Kjo dotë mundësojë lidhjen në pak kohë me të dhëna të ndryshme nga sisteme dhe aplikacione të ndryshme me qëllimin që rezultatet të arrihen në periudha të shkurtra kohore.

Në një moment të caktuar, estimimi i vlerës së të dhënave do të bëhet i arritshëm. Ashtu si edhe shprehja e vjetër thotë, “Atje ku ka nevojë, ekziston dhe mënyra.” Dhe në të vërtetë ekziston nevoja për të llogaritur vlerën e të dhënave. Është një fillim i mbarë, por kompanive akoma u duhet të krijojnë mjetet për grumbullimin e shpejtë të të dhënave në forma të përshtatshme dhe më pas për të aplikuar metodologjinë e vlerësimit në përputhje me rrethanat. Që të përfitojnë CEO-t duhet të mbështesin idenë që të dhënat tashmë janë një lloj kapitali, po aq të rëndësishme sa kapitali financiar, për zhvillimin e produkteve, shërbimeve dhe proceseve të reja të bizneseve të tyre.

2019-01-10T09:10:18+00:00