Para gjysëm shekulli, do ishte e paimagjinueshme që bizneset të ishin shumë afër të lidhur me njëri-tjetrin dhe me konsumatorët e tyre sa ata janë ditët e sotshme me teknologjinë mobile.
Nga mundësia për të telefonuar këdo në çdo kohë, nga vendodhje të ndryshme, deri në shërbimin e mesazheve direkte, me suportin e grupeve të chat-it, apo mjetet e bazuara në servera online, që ju mundëson punonjësve për të qëndruar produktiv edhe kur janë në shtëpi. Pra mund të themi se pamja e biznesit ka ndryshuar përjetësisht dhe çdo gjë tregon se revolucioni mobile është akoma në hapat e para të zhvillimit të tij.
Sipas një raporti nga databaza e investimeve CB Insights, teknologjia mobile ka ulur ndjeshëm kostot mesatare të fillimit të një biznesi, nga 4.5$ në vitin 2000 deri në 4,500$ në vitin 2011. Të njejtat teknologji gjithashtu kanë ndihmuar në rritjen e kënaqësisë së punonjësve. Me 39% të punonjësve që kanë mundësi të punojnë në çdo kohë dhe kudo që dëshirojnë, janë faktorët përcaktues kryesorë të kënaqësisë së tyre në punë. Këto rezultate janë nxjerrë nga Aruba Networks, e cila mundëson zgjidhjet e komunikimit të të dhënave.
Me praninë e teknologjisë mobile që vazhdon të penetrojnë tek bizneset, kompanitë me punonjës që janë të vendosur në distanca të largëta, po bëhen gjithmonë dhe më të vetëdijshme për rëndësinë dhe benefitet e analitikave mobile që suportohen nga të dhënat kryesore.
Kompania Amerikane e konsultimit dhe menaxhimit global A.T. Kearney parashikon se duke shpenzuar në të dhënat kryesore të hardware-ve në të gjithë botën, mund të ketë një rritje të ardhurash vjetore me 30% brenda vitit 2018. Gjithashtu kompania konsulente dhe e kërkimeve Gartner, e mbështet këtë parashikim, duke pritur që trendet të vazhdojnë edhe për disa kohë.
“[Analitika celulare] të vendos nën kontroll, 24-7”, shpjegon Andy Richley, menaxher për zhvillimin e biznesit tek ERP dhe mundësues i Khaos Control Cloud. “Kur jeni në zyrë ose në mbledhje, mund të kontrolloni menjëherë raportet tuaja. Menaxheri im drejtues do thoshte: ‘Mund të të tregoj se si biznesi im është duke performuar’ [dhe gjithmonë është] në pozicionin për ta treguar atë.”
Bizneset që vendosin për të investuar në analitikën mobile presin që të shikojnë impakt të madh në aftësinë për të rritur në mënyrë të vazhdueshme eficiencën operacionale dhe avantazhin konkurrues, ku të dyja këto janë superiore kur vjen puna tek konkurrimi në tregun e egër global.
Në të ardhmen e afërt, të dhënat e gjeneruara nga mjetet mobile me shumë mundësi do të bëhen të ndërlidhura me të dhënat që vijnë nga mjetet IoT (Internet of Things) dhe IIoT (Industrial Internet of Things). Kjo do t’ju mundësojë bizneseve që në mënyrë të saktë dhe të qartë të menaxhojnë jo vetëm forcën punëtore, por gjithashtu pajisjet e tyre dhe proceset individuale. Deri në 2025, portali i statistikave globale Statista, parashikon që numri i mjeteve të lidhura me internetin dhe të instaluara në të gjithë botën të rritet në 75 miliard, nga 25 miliard që është në ditët e sotshme. Presioni i shtuar për inovim të vazhdueshëm mund të shpjerë në abdikimin e atyre bizneseve që do dështojnë në përqafimin e këtyre ndryshimeve apo të teknologjive të tjera që po zhvillohen. Në të njejtën kohë, të njejtat teknologji do të paraqesin mundësi të panumërta për lojtarët e vegjël, duke i ndihmuar ata për të konkurruar me ndërmarjet e mëdha, edhe pse me burimet e tyre të limituara.