Teknologjitë që po zhvillohen fuqishëm, si për shëmbull Inteligjenca Artificiale (AI), luajnë një rol në fokusimin e kompanive që të jenë të kudondodhura, gjithmonë në dispozicion dhe të lidhura me ekosistemin e bizneseve për të mbijetuar në të ardhmen e afërt.
“Drejtuesit e teknologjisë dhe bizneseve do të vazhdojnë të përballen vazhdimisht me përshpejtimin e inovacionit teknologjik, e cila do të ndikojë thellësisht në mënyrën se si ata ndërveprojnë me fuqinë punëtore, bashkëpunojnë me partnerët e tyre dhe krijojnë produkte dhe shërbime për klientët,” thotë Mike J. Walker, zv. presidenti i studimeve tek Gartner. “CIO dhe drejtuesit e teknologjisë duhet që vazhdimisht të kontrollojnë tregun së bashku me vlerësimin e teknologjive në zhvillim për të identifikuar mundësitë e reja të biznesit me impakt të madh potencial dhe rëndësi strategjike për biznesin e tyre.”
Cikli i studimeve për teknologjitë në zhvillim është mjaft unik pasi grumbullon njohuri nga më shumë se 2,000 teknologji duke i përmbledhur në 35 grupe teknologjish dhe trendesh në zhvillim. Ky cikël specifikisht fokusohet në atë grup teknologjish që premtojnë sukses në arritjen e avantazheve konkurruese në 5 deri 10 vitet e ardhshme.
4 Trendet Teknologjike në Zhvillim
Inteligjencë Artificiale e Demokratizuar
Teknologjia AI do të jetë virtualisht kudo në 10 vitet në vazhdim. Ndërkohë që këto teknologji ju mundësojnë adaptuesve të hershëm t’ju përshtaten situatave të reja dhe të zgjidhin probleme që nuk kanë ekzistuar në të shkuarën. Këto teknologji do të bëhen prezente për masën, pra do të demokratizohen. Lëvizje dhe trende si ruajtja e të dhënave online apo open source gradualisht do e venë Inteligjencën Artificiale në dorën e të gjithëve.
Ky trend mundësohet nga teknologjitë si një vijim: Platforma AI si Shërbim (PaaS), Inteligjenca Artificiale e Përgjithshme, Piloti Autonom, Platforma Komunikuese AI, Automjetet e Pavarura Fluturuese, Robotët e Zgjuar, Asistentët Virtualë etj. Teknologjitë që përfaqësojnë IA të demokratizuar zenë tre nga pesë sektorët e ciklit të studimeve dhe disa prej tyre do të zenë një shtrirje shumë të madhe në masë përgjatë 2 deri 5 vitet në vazhdim.
Ekosistemet e Dixhitalizuara
Teknologjitë në zhvillim kërkojnë revolucionimin e fondacioneve që ofrojnë volumin e të dhënave të nevojshme, fuqinë e avancuar kompjuterike dhe ekosistemet që mundësojnë mbarëvajtjen. Zhvendosja nga infrastruktura teknike të fragmentuara në platforma të bazuara në ekosisteme është duke hedhur baza për modele krejtësisht të reja biznesi, të cilat po krijojnë ura lidhëse midis njerëzve dhe teknologjisë.
Ky trend mundësohet nga teknologjitë si: Blockchain, Blockchain nga Sigurimi i të Dhënave, Platforma IoT, etj. “Teknologjitë e ekosistemeve të dixhitalizuara janë duke përparuar shumë shpejt në ciklin e studimeve,” thotë Walker. “Blockchain dhe Platformat IoT kanë arritur majat dhe besohet se ato do arrijnë maturimin në 5 deri 10 vitet e ardhshme.”
Eksperienca Plotësisht Transparente
Teknologjia do të vazhdojë të bëhet më shumë e orientuar nga njerëzit deri në pikën që do të arrihet transparenca midis njerëzve, bizneseve dhe mjeteve. Këto teknologji mundësojnë zgjerimin e një jetese, pune dhe çdo hapësire tjetër më të zgjuar. Ky trend përfaqësohet nga teknologjitë si: Printimi 4D, Edge AI, Teknologjia e Vet Shërimit, Hapësirat e Zgjuara të Punës, Shtëpitë e lidhura me Rrjetin etj. “Teknologjitë në zhvillim që përfaqësojnë eksperienca tërësisht transparente janë kryesisht drejt majave më të larta, ashtu si Hapësirat e Zgjuara të Punës që janë drejt arritjes së pikës maksimale të zhvillimit,” thotë Walker.
Infrastrukturë e Kudondodhur
Infrastruktura nuk është më një pengesë për kompaninë në arritjen e qëllimeve. Popullariteti i madh i sistemeve kompjuterike në rrjet dhe variacioneve të tij, mundësojnë një infrastrukturë gjithmonë në dispozicion dhe mjedis pa limit të infrastrukturës. Ky trend mundësohet nga teknologji si: 5G, Carbon Nanotube, Rrjetat e Thella Neutrale ASICs, Neuromorphic Hardware dhe Quantum Computing. Teknologjitë që mbështesin infrastrukturën e kudondodhur janë në rrugën e duhur për të arritur kulmin dhe të lëvizin shpejt përgjatë ciklit të studimit.