Home>Lajme>Epoka IoT dhe rreziqet që sjell për rrjetin tone

Epoka IoT dhe rreziqet që sjell për rrjetin tone

IoT (Internet Of Things) po revolucionarizon mënyrën sesi bota po zhvillohet. Pajisje që ndodhen në xhepat tanë, apo kompjuteri i zyrës, madje edhe muret e shtëpisë mund të pajisen me mjete që fotografojnë dhe transmetojnë detaje të vendndodhjes tonë, apo mënyrës sesi sillemi, mundet gjithashtu te ekspozojnë ambjentin ku zhvillojmë aktivitetet tona të përditshme. IoT mundëson transformimin e një sasie të madhe të dhënash të cilat duhet të ruhen, analizohen dhe transmetohen në një rrjet më të gjerë botëror. Ky “thesar” të dhënash do të shërbente si ushqim për platforma që i shërbejnë inteligjencës artificiale, dhe aplikacioneve që kanë të bëjnë me analizimin e të dhënave, me ndikim pothuajse në çdo aspekt të jetës sonë.

Pavarësisht kësaj, IoT nuk vjen pa rreziqet, dobësitë teknologjike që e shoqërojnë dhe shqetësimet lidhur me sigurinë të cilat së fundmi janë në rritje. Një studimin i fundit nga pjesëmarrës në konferencën Black Hat USA 2017 zhvilluar nga UBM renditi sulmet në pajisjet dhe sistemet kompjuterike si shqetësimi i parë në listë, pas dy vitesh. Imagjinoni një sulm në sistemet e transportit, ose ndërhyrje në “pacemaker”, apo ndërprerjen e energjisë elektrike. Veprime që vënë në rrezik jetën. Profesionistët e fushës së sigurisë duhet të jenë të përgatitur për të përcaktuar me kujdes zgjidhje për t’u mbrojtur nga këto kërcënime të reja. Në pajisjet që janë në përdorim masiv aktualisht dhe sigurojnë rrjetat e shumë bizneseve, nuk janë ngritur mekanizma për të përballuar sulme të tilla të avancuara dhe janë pikërisht këto pajisje në qendër të sulmeve të fundit kibernetike. IoT do shkaktojë ndryshime në mënyrën sesi bizneset do shfrytëzojnë të dhënat që marrin nga përdorimi i pajisjeve të tyre, dhe analizimi i këtyre të dhënave do ndikojë më pas në vendimet që do merren për të menaxhuar aktivitetet e përditshme.

Duhet të mendojmë se i gjithë rrjeti ku ne punojmë, përbërë si nga pajisje fundore por edhe ato qëndrore, është i prekshëm dhe i ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike, pavaresisht sesa efektivë jemi në kontrollin e perimetrit tonë mbrojtës. Duhet të kuptojmë se kërcënimet mund të vijnë nga çdo drejtim apo burim, dhe vetëm një qasje që na mundëson të marrim të gjithë informacionin e nevojshëm, të strukturuar dhe segmentuar sipas rrezikut, do të na mundësojë mbrojtje të rrjetit në mënyrë inteligjente dhe të automatizuar dhe të na lejojë të lundrojmë të sigurt në botën e sigurisë së IoT. Me këto kërkesa kryesore si udhëzues në fushën e sigurisë në IoT, profesionistët IT të sigurisë mund të kërkojnë zgjidhje gjithëpërfshirëse në fushën e sigurisë, duke pranuar se pajisjet IoT, ashtu si të gjithë elementët e tjerë të rrjetit, duhet te jenë të monitoruara, të segmentuara dhe të mbrojtura.

2018-02-02T15:45:26+00:00