Mendohet se inteligjenca artificiale do të krijojë revolucionin industrial të radhës, për të qenë më konkret atë të katërt që shoqëria modern ka provuar që nga fillimi i prodhimit mekanik dhe energjisë me avull të dokumentuar në vitin 1784. Më pas në rrjedhën e ngjarjeve të revolucioneve ishte energjia elektrike dhe prodhimi masiv, ndërkohë që revolucioni i tretë u konstatua në vitin 1969 me zhvillimin e elektronikës dhe adoptimit me teknologjitë e internetit. Sot, shumë pajtohen se vala e ardhshme e teknologjisë shkatërruese që ndërthur linjat midis dixhitales, fizikes dhe madje edhe biologjikes, do të jetë revolucioni i katërt industrial i Artificial Intelligence, AI (ose ndryshe e njohur në shqip Inteligjencës Artificiale, IA).
E ngjashme me njerëzimin apo çdo formë tjetër biologjikisht të zhvilluar, inteligjenca artificiale është tepër dinamike, racionale dhe e zgjuar për të kryer shumë veprime dhe për të maksimizuar shanset e suksesit në bazë të qëllimeve të përcaktuara. Në ndryshim nga njerëzit, në shumë aspekte, IA është e aftë për t’u fokusuar qartësisht në të dhëna statistikore, fakte, parashikimin e të dhënave dhe vlerësimin në nivele që nuk ka nevojë për qëndrime 8-orarshe para kompjuterit çdo ditë.
Por gjithashtu ekzistojnë edhe shumë këndvështrime apo opinione mbi inteligjencën artificiale, ashtu siç është frika se evolimi i IA mund të rritet përtej niveleve tona njohëse. Kjo mund të bëjë që IA të zotërojë të gjithë botën dhe madje të shkatërojë njerëzimin. Ajo madje është përshkruar edhe si kërcënimi kryesor i njerëzimit, madje akoma më i madh se lufta nukleare.
“IA është një nga sektorët më të rëndësishëm që njerëzimi është duke punuar. Është më i thellë se energjia elektrike apo zjarri… Por [zjarri] vret gjithashtu njerëzit. Ata mësojnë të përdorin zjarr për përfitimet e njerëzimit, por ne duhet të tejkalojmë edhe dobësitë e saj…
Është e drejtë të shqetësohemi për IA. “
-Google CEO, Sundar Pichai
Filma popullor apo shkrime fantastiko-shkencor, që nga “2001: A Space Odyssey” (1968) deri tek “Avengers: Age of Ultron” (2015), kanë spekuluar mbi inteligjencën artificiale që tejkalon parashikimet e krijuesve të saj dhe del nga kontrolli. Rrjedhimisht ajo konkurron dhe burgos racën njerëzore duke i targetuar ata për shfarosje.
Edhe në botën reale, jo të gjithë janë të gatshëm për të pritur IA duar hapur. Në vitet e fundit, me shkencëtarët kompjuterik që kanë zgjeruar kufijtë se çfarë mund të arrijnë me inteligjencën artificiale, figura drejtuese në sektorin e teknologjisë dhe shkencës kanë paralajmëruar për rreziqet që IA mund t’i shfaqë njerëzimit. Madje arrijnë edhe në përfundimin se IA mund të sjellë fundin e racës njerëzore.
Pse njerëzit janë aq të shqetësuar nga ideja e IA-së?
Një “Rrezik Ekzistencial”
Në vitin 2014, Musk e ka emërtuar IA si “rrezikun më të madh ekzistencial” dhe në Gusht 2017 ai deklaroi se njerëzimi ka një rrezik më të madh se Korea e Veriut, dhe ajo është Inteligjenca Artificiale. Fizikani Stephen Haëking, gjithashtu shprehte për sa kohë ishte gjallë, shqetësimin ndaj IA. Madje në 2014 shprehu për BBC se “zhvillimi i plotë i inteligjencës artificiale mund të sillte fundin e racës njerëzore.”
Frikë dhe Neveri
“Për një gjë njerëzit friksohen së tepërmi dhe ajo është se nëse super-inteligjenca e IA – më shumë inteligjente se ne – mund të bëhet e vetëdijshme dhe të na trajtojë si qënie të ulta, ashtu si ne trajtojmë majmunët,” thotë Kilian Weinberger, një profesion i asocuar në Departamentin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Cornell.
Megjithatë, frika se IA do të zhvillojë vetëdijen dhe do të përmbysë njerëzimin janë të bazuara në ide të gabuara të asaj që IA përfaqëson, thotë Weinberger. IA operon nën limitime specifike të përcaktuara nga algoritme që diktojnë sjelljen e saj. Disa tipe problemesh përcaktohen qartazi duke i bërë detyrat relativisht të thjeshta për IA që duhet të plotësohen.
“Që IA të arrijë vetëdijen – nuk është bërë asnjë progres në kërkimet e kësaj fushe,” thotë Weinberger. “Nuk e besoj që kjo të jetë diçka që mund të ndodhë në të ardhmen e afërt.”
Çfarë do të thotë ekzaktësisht “vetëdija” për inteligjencën artificiale (IA) në botën reale, dhe sa afër është ajo në arritjen e këtij qëllimi?
Filozofët e kanë përshkruar vetëdijen si të paturit e një ndjenjë unike të vetes, të shoqëruar me një vetëdije për atë që po ndodh rreth nesh.
Ndërsa neuroshkencëtarët kanë ofruar perspektivën e tyre se si vetëdija mund të përcaktohen në mënyrë sasiore nëpërmjet analizave të aktivitetit të trurit të një personi ndërsa integron dhe interpreton të dhënat sensoriale.
Gjithsesi, aplikimi i këtyre rregullave tek IA mund të jetë e ndërlikuar. Në disa mënyra, aftësitë e përpunimit të IA nuk janë të njejta me ato që ndodhin në trupin e njeriut. Sisteme të sofistikuara të IA përdorin një proces të quajtur Deep Learning për të zgjidhur detyrat kompjuterike më shpejt, duke përdorur rrjetat e vendosura në shtresat algoritmike që komunikojnë midis njëra tjetrës për të zgjidhur probleme gjithmonë dhe më të vështira.
Është një strategji shumë e ngjashme me atë të trurit tonë ku informacioni lëviz në të gjithë lidhjet ndërmjet neuroneve. Në një rrjet nervor, Deep Learning i mundëson IA që t’i mësojë vetes si të identifikojë sëmundjet, të fitojë një lojë strategjike kundër lojtarit më të mirë njerëzor në botë, apo të shkruajë një muzikë pop.
…
Por pavarësisht të gjitha frikave apo kërcënimeve që IA mund të përfaqësojë, ajo çfarë ne mund të presim të ndodhë, është se bota do kalojë në një transformim mahnitës në mënyrën se si ne bashkëveprojmë me kompjuterat. Makineri që drejtohen vetë në mënyrë të pavarur, kërkime humanitare, mjekësi e personalizuar, siguria e atdheut, por jo vetëm kaq. Ne do të jemi të aftë për të ndërvepruar si një shoqëri globale pavarësisht gjuhës apo vendndodhjes, dhe këto janë vetëm disa elementë pjesë e majës së ajsbergut. Në fund një gjë është e sigurt, këto elementë do ndikojnë në përmirësimin e njohurive tona për të kuptuar se cili është vendi jonë në univers për gjeneratat që do vijnë.