Në një kompani, e cila është e orientuar nga projektet, një sfidë e madhe mund të jetë koordinimi i të gjitha projekteve njëkohësisht midis departamenteve. Kjo sfidë shtohet dhe më tepër kur si variabla dalin kohëzgjatja e shkurtër dhe buxhetet e vogla për zhvillimin në tërësi të projektit. Ekziston një mal me zëra për t’u përgatitur, dërguar dhe mbajtur nën kontroll; përpunimi dhe mbledhja e raporteve mujore/vjetore; planifikimi, ekzekutimi dhe asistimi i projektit të klientëve; menaxhimi i burimeve; dhe një sasi e madhe informacioni që duhet ndarë midis skuadrave të punës të cilat janë pjesë e departamenteve të ndryshme.
Pyetja është, si mund të arkivohen të gjitha këto procese në një mënyrë produktive dhe të përshtatshme në mënyrë që klientët të mbeten të kënaqur dhe të ardhurat e kompanisë të jenë pozitive? Duke përdorur sistemin e zgjidhjeve ERP (Enterprise Resource Planning) për të konsoliduar informacionin dhe kontrollin e proceseve. Ky po është një fillim i mbarë!
Me poshtë do listojmë disa pyetje kritike të cilat përcaktojnë nëse kompania juaj është gati të rishikojë infrastrukturën aktuale të sistemit dhe proceseve dhe më pas konsiderimi i një sistemi ERP të personalizuar, sipas nevojave të kompanisë suaj, sot dhe në të ardhmen.
- Zotëron kompania juaj të dhëna të pasura por ka njohuri të varfra?
Me fjalë të tjera, a zotëroni një sasi të madhe informacioni, por nuk keni mundësinë dhe njohurinë për ta shfrytëzuar në mënyrë efektive? Një sistem ERP do ju mundësojë këtë njohuri në mënyrë që praktikat e punës nga punonjësit tuaj të përmirësohen dhe rezultate më të mira të përthithen nga të gjitha fushat dhe departamentet e biznesit.
- A po ju dalin jashtë parashikimit monetar procedurat e financimit gjatë mbylljes së muajit dhe periudhës së faturimit?
Rritja e përfitimeve monetare mund të arrihet nëpërmjet menaxhimit efektiv të proceseve të departamentit të financës, duke përdorur një sistem të vetëm back office në të gjithë kompaninë. E gjitha kjo do jetë në funksion që skuadra e financës të ketë akses në kohë reale të të dhënave nga departamentet e tjera për të menaxhuar pagat, pagesat dhe detyrime të tjera. Kjo mund të rritë në mënyrë të ndjeshme marzhin e fitimit të kompanisë.
- A ju duket i vështirë analizimi i kostove të stafit kundrejt atyre të projekteve?
Për një kompani të përqëndruar tek projektet, njerëzit janë aseti më i rëndësishëm. Duke u fokusuar tek personeli i kompanisë, ERP e bazuar në projekte merret me shfrytëzimin e punonjësve në nivele të caktuara dhe mund të integrojë faktorë kyç si norma e pagesës dhe sasia e të dhënave në njësinë e kohës. Sigurohuni që të mos keni mungesa në numrin e punonjësve tek projektet tuaja, ose fitimi i kompanisë suaj do të kompromentohet.
- Keni përdorim të tepërt të Excel për analizimin e informacioneve të projekteve tuaja?
Studimet tregojnë se rreth 88% e përdorimit të Excelit, për dokumentimin dhe analizën e të dhënave të projekteve, përmban gabime. Mos e merrni përsipër rrezikun e operimit të përditshëm të projekteve dhe ndërmerrni vendime kritike për biznesin duke u bazuar në informacione të gjeneruara në mënyrë të pasaktë dhe të parakohshme.
- A ju mungon aftësia për të menaxhuar një projekt në mënyrë të sukseshme nga zanafilla deri në vlerësimin e tij?
Është mjaft kritike identifikimi i rreziqeve potenciale të paparashikuara të projekteve ndërkohë që ato janë në zhvillim e sipër, në mënyrë që alarmi të mos bjerë vetëm në momentin që klienti është duke iu drejtuar konkurrentit tuaj më të madh. Duke operuar me një sistem të vetëm që mundëson akses në të gjithë projektin, ERP jep një zgjidhje ndaj këtij problemi që kursen mjaft kohë dhe para.
- A është kompania juaj duke u rritur shpejt, duke u zgjeruar në mënyrë ndërkombëtare apo duke bërë hyrje të reja të rëndësishme?
Kapaciteti për t’u rritur është mjaft i rëndësishëm në mjedisin e sotshëm të biznesit. Duke patur një infrastrukturë sistemi e cila ju mundëson të zgjeroheni, ndërkohë që kompania zhvillohet dhe ju jep mundësinë për kontroll dhe vizibilitet, ju keni mundësinë për të ndërmarrë vendimin e duhur. Gjithashtu, aftësitë financiare të tilla si multi-kompani dhe multi-valutë, dhe pajtueshmëria me legjislacionin lokal të auditimit dhe raportimit, është kritike për të siguruar qeverisjen e back office.
Communication Progress mundëson zgjidhjen IMPRO ERP për fusha të ndryshme të biznesit tuaj. Për më shumë mund të informoheni rreth tyre tek https://tekreja.al/brand/impro/.