Home>Lajme>Nevoja për Nënkontraktimin e Skuadrave për Sisteme Software

Nevoja për Nënkontraktimin e Skuadrave për Sisteme Software

Kur një kompani rritet vazhdimisht, nevojat teknologjike të saj rriten po me të njejtin ritëm. Por, nevojat për teknologji informacioni (IT) për kompanitë mesatare janë shumë të ndryshme me nevojat e kompanive të vogla. Përjetimi i rritjes organizative mund të zbulojë pikat e dobta dhe boshllëqet në teknologji që nuk janë ndjenë më parë. Në momentin që këto probleme shfaqen, kompanitë përballen me faktin që kanë nevojën e IT dhe zgjidhjeve softëare-ike, por burimet nuk janë të mjaftueshme për të krijuar një departament të brendshëm për të përmbushur nevojën. Si rezultat, shumë kompani kanë filluar të shikojnë si zgjidhje skuadra të nënkontraktuara që do ju japin zgjidhje për menaxhimin e brendshëm apo probleme lidhur me IT brenda në kompani.

Çdo kompani mund të përfitojë nga shërbimet mundësuar nga një kompani nënkontraktore që ofron zgjidhje IT. Kompanitë që hyjnë në tregje të reja, duke përjetuar norma më të larta rritjeje, ose duke u ballafaquar me rritjen e presionit konkurrues, shpesh e sigurojnë përfitimin më të madh nga nënkontraktimi i këtij funksioni. Sigurimi i ekspertizës nga kompanitë IT sjell edhe shumë përfitime, perspektiva dhe eksperienca nga drejtuesit ekzekutivë që janë të dedikuar për të përshtatur strategjitë teknologjike me objektivat organizacionale të biznesit.

Stafi softëare i nënkontraktuar luan rolin e një konsulenti në nivel ekzekutiv duke edukuar dhe trajnuar punonjësit e kompanisë mbi kompleksitetin e teknologjisë në biznesin e tyre. Në të njejtën kohë, ndihmojnë në vendosjen e qëllimeve strategjike IT për të qenë në të njejtën linjë me qëllimet operacionale.

 

Nënkontraktimi i funksioneve nga skuadra të specializuara IT siguron një numër të madh përfitimesh logjistike për kompaninë që merr shërbimin, të tilla si:

  • Planet strategjike teknologjike – adresimi i nevojave afatshkurtër dhe afatgjatë
  • Optimizimi i kursimeve dhe kostove teknologjike – lehtësimi i burimeve të rëndësishme
  • Përqëndrimi i përpjekjeve IT në prioritetet e duhura – krijimi i proceseve efektive
  • Implementimi i zgjidhjeve në nivel korporate – bashkërendimi i IT dhe qëllimeve të biznesit
  • Rritje të produktivitetit në afatshkurtër dhe afatgjatë – përmirësimi i bashkëpunimit me përdoruesit
  • Përmirësimi i sigurisë dhe sigurisë menaxheriale – lehtësimi i risqeve dhe kërcënimeve
  • Modernizimi i teknologjisë dhe shërbimeve – përdorimi i teknologjisë së duhur për procesin e duhur

 

Një specialist i nënkontraktuar IT gjithashtu ndihmon në reduktimin e pengesave lidhur me teknologjinë, duke i mbajtur sa më të limituara të jetë e mundur dhe i mundëson menaxherëve të fokusohen në çështje operacionale me rëndësi. Kjo jo vetëm që krijon lehtësi në përdorimin e burimeve dhe hapësira kohore për biznesin, por siguron edhe praninë e personave me njohuri dhe eksperiencë që shtyjnë këtë biznes për të ecur përpara. Ditët e sotshme kompanitë nënkontraktuese krijojnë afrimitet me klientët e tyre dhe kalojnë nga fokusi në ekzekutim të thjeshtë të detyrave, në transmetimin e vlerave dhe ofrimit të sigurisë duke u shndëruar në partner. Ata ofrojnë udhëzimet e tyre profesionale, konsultohen për praktikat dhe teknologjitë më të mira, analizojnë nevojat e audiencës së synuar dhe përshtatin produktin në përputhje me rrethanat. Në këtë mënyrë, klientët e perceptojnë ekipin nënkontraktues si mundësin kryesor të biznesit dhe si një pjesë integrale të ekipit të tyre të brendshëm.

 

Implementimet ERP janë shumë të vështira të kryhen pa praninë e një kompanie të specializuar të fushës. Paketat dhe modulet janë në zhvillim të vazhdueshëm, duke e bërë të pamundur për stafin e kompanive për të qenë të përditësuara me sistemet softëare-ike, edhe pse ata mund të kenë punuar më përpara me këto sisteme. Një kompani e specializuar e jashtme sjell eksperiencën në zgjidhjet ERP dhe siguron informacione dhe të dhëna shumë të mëdha lidhur me sfidat dhe mënyrën më të mirë të përdorimit të këtyre moduleve. Gjithashtu prezenca e një zgjidhje ERP iu mundëson kompanive që të komunikojnë më lehtësisht dhe efektivisht me konsumatorët, nëpërmjet modulit CRM duke performuar analiza risku dhe duke krijuar dokumentacione apo raporte të shumëllojshme sipas nevojave dhe kërkesave të biznesit.

 

Ndërkohë që shumica e kompanive zgjedhin të bashkëpunojnë me firma që implementojnë sistemin ERP, ato duhet patjetër të ndërtojnë infrastrukturën e tyre. Duke qenë se kompania, jo ajo që nënkontraktohet, do të punojë me sistemin dhe për vitet që vijojnë, skuadra e brendshme e saj duhet të mësojë të gjitha aspektet dhe funksionet e sistemit në mënyrë që të jetë e aftë të japë suportin e saj në afatgjatë. Shumë kompani bëjnë gabimin duke mos krijuar një skuadër të brendshme të trajnuar, por qendrojnë gjithmonë në kontakt të vazhdueshëm me firmën e nënkontraktuar. Pa një staf të brendshëm që mund të menaxhojë sistemin, firma e nënkontraktuar mund të qëndrojë gjithmonë e gatshme, gjë e cila mund të jetë tepër e kushtueshme në terma mirëmbajtjeje. Një skuadër e brendshme është suporti më i mirë për një kompani që ndihmon ecurinë e sistemit, pasi mungesa e tij mund të çonte në degradimin dhe humbjen e vlerës së sistemit.

2018-10-18T13:33:55+00:00

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/storecommprog/public_html/wp-includes/functions.php on line 3770