Home>Lajme>Rëndësia e Implementimit të ERP në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore

Rëndësia e Implementimit të ERP në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore

“Një revolucion i ri mbi Informacionin është rrugës. Nuk është një revolucion për teknologjinë, makineritë, teknikat, software-t apo shpejtësinë. Është një revolucion lidhur me konceptet.”

– Peter Drucker, 1999

 

Për çdo biznes ekzistojnë shumë rrugë për të patur sukses. Një nga më të rëndësishmet është stafi. Nëse ju i menaxhoni punonjësit në mënyrën e duhur, i ofroni atyre informacionin dhe sistemet që atyre ju duhen për të kryer detyrën e tyre, ju mund të arrini të shihni se si kompania juaj do zhvillohet vazhdimisht dhe të ardhurat do rriten. Kjo është më e thjeshtë të thuhet se sa të bëhet, pasi mund të jetë një sfidë shumë e madhe menaxhimi me efektivitet i të gjithë punonjësve. Mënyra e duhur është Enterprise Resource Planning (ERP) apo më konkretisht janë modulet e Burimeve Njerëzore, të cilat mund të ndihmojnë. Menaxhimi i Burimeve Njerëzore (HRM) ka fuqinë që të jetë një nga faktorët kyç për strategjinë e përgjithshme të kompanisë dhe mundëson avantazhe konkurruese kur përdoret për të krijuar kulturë unike organizacionale. Departamenti i Burimeve Njerëzore jep një kontribut unik në vlerën e krijimit, rrallësisë dhe pazëvendësueshmërisë së burimeve strategjike të një firme.

 

Çfarë është moduli i Burimeve Njerëzore?

ERP është një paketë për aplikacionet software-ike të integruara të kompanisë (të quajtura module) që lejojnë kompaninë të menaxhojë datat dhe gjithashtu të automatizojë disa funksione biznesi, duke përfshirë edhe Burimet Njerëzore.

Moduli i HR në veçanti përdoret për të ndjekur funksionet e punonjësve të kompanisë si planifikimi, administrimi, organizimi i projekteve, pagat, etj. Të gjitha funksionet që mund të ketë Burimet Njerëzore si department, mund të integrohen në një modul të vetëm, e cila e bën menaxhimin dhe vendimmarrjen në përgjithësi shumë më të thjeshtë. Studimet e ndryshme kanë vërtetuar lidhjen pozitive që ekziston midis performancës financiare të biznesit dhe funksionit të HRM. Nga ana tjetër, menaxherët gjithashtu kanë arritur në përfundimin se HRM mund t’i sjellë biznesit avantazhe konkurruese dhe ekselencë organizacionale, falë pranisë së këtij moduli (Boudreau & Ramstad, 1997; Huselid, 1995; Wright, McMahan, Snell, & Gerhart, 2001). Moduli i HRM si pjesë e ERP, ofron një burim shumë mirë të integruar dhe efektiv për të gjithë sistemin, kjo e vlerësuar dhe në kuadër të bashkëpunimit me modulet e tjera të ERP.

 

Përfitimet e Modulit të Burimeve Njerëzore

Bizneset që kanë ERP të integruar dhe veçanërisht modulin e Burimeve Njerëzore, përfitojnë në pesë mënyra:

  1. Procese të automatizuara që lehtësojnë menaxhimin

Një funksion i madh i HR, ashtu si edhe me procese të tjera të biznesit, është hedhja e të dhënave dhe raportimi. Nëse ju jeni duke zhvilluar raporte, por nuk keni praninë e një sistemi të integruar ERP, me shumë mundësi ju duhet që të merrni të dhënat nga burime të ndryshme, proces i cili ju merr shumë kohë. Kjo kohë mund të shfrytëzohet më mirë dhe në detyra me rëndësi më të madhe për kompaninë. Në tërësi, të dhënat e modulit të ERP HR bëhen shumë herë më të thjeshta për t’u menaxhuar dhe për të nxjerrë raporte.

  1. Ndarja më e madhe e informacionit dhe bashkëpunimit

Për arsyen se HR është një funksion qëndror i çdo biznesi, të dhënat e lidhura me HR rrjedhimisht duhet të ndahen me skuadrat dhe departamentet e tjera. Pa ERP nënkuptohet që ju duhet t’ju kërkoni personave të ndryshëm të dhëna dhe më pas t’i përpunoni duke krijuar formate unike për përdorim të brendshëm të kompanisë.

Me ERP për HR, të dhënat mblidhen dhe ruhen në një lokacion të vetëm, e cila nënkupton që të dhëna nga burime të ndryshme mund të ndahen më shpejt dhe më thjeshtë. Kjo gjë siguron gjithashtu që të ndahen të dhënat e duhura, duke siguruar rritje të përgjithshme të të ardhurave dhe duke e bërë më të thjeshtë punën midis skuadrave.

  1. Menaxherët përfitojnë një pasqyrë më të qartë të HR

Mund të jetë e vështirë për të krijuar një paraqitje afatshkurtër të burimeve të punonjësve tuaj, veçanërisht kur vjen momenti për të identifikuar mangësi potenciale (si p.sh. pushime të dyfishta, punonjës që janë vazhdimisht me vonesë, etj) dhe ku ka mundësi për përmirësime. Për shëmbull, me praninë e modulit HR ju mund të identifikoni orët jashtë orarit për punonjësit apo të merrni lajmërime kur puna jashtë orarit e tejkalon një sasi të caktuar.

  1. Të dhënat mbahen të përditësuara

Si e theksuam më sipër, Sistemi HR zakonisht përfshin të dhënat nga burime të ndryshme. Kjo do të thotë se gjithmonë ekziston mundësia e dublikimit apo e llogaritjes keq të informacionit. Nën moduli i shëndetit mund të ndihmojë duke siguruar se të dhënat jo vetëm që janë korrekte, por ato nuk janë as të dublikuara, e cila mund të përshpejtojë vendimmarrjen dhe siguruar mundësinë për të marrë vendime më të mira dhe të sigurta.

  1. Reduktimi i shpenzimeve për licensa të ndryshme

Pa ERP, skuadra juaj e HR mund të kërkojë pesë ose më shumë sisteme në mënyrë që të mbajë të dhënat dhe ecurinë e tyre në kohë reale. Të gjitha këto sisteme duhet të licensohen, duke qenë në këtë mënyrë një investim shumë serioz, pa përmendur kostot e implementimit dhe mirëmbajtjes së disa sistemeve njëkohësisht. Për arsye se moduli ERP i HR ofron një zgjidhje të integruar, ju paguani vetëm një licensë për të mbuluar të gjithë nevojat. Kjo redukton shpenzimet, duke e bërë njëkohësisht më të thjeshtë për të bërë buxhetimin dhe mirëmbajtjen.

 

IMPRO HRM është një zgjidhje autentike nga Communication Progress, e cila bën pjesë në familjen e produkteve software ERP (Enterprise Resource Planning). Ky modul mundëson administrimin në një platformë të vetme e të gjithë proceseve të punës, informacionin dhe njerëzit në një organizatë. IMPRO HRM përshtatet plotësisht sipas kërkesave të organizatës, duke thjeshtëzuar operacionet në lidhje me menaxhimin e personelit, duke ndihmuar në mënyrë indirekte në objektivin strategjik për të rekrutuar dhe zhvilluar talentin.

Për më tepër informacione klikoni linkun – https://tekreja.al/product/moduli-hr/

2018-10-02T07:53:45+00:00