Home>Lajme>Sistemet E Planfikimit Të Burimeve Të Biznesit (ERP)

Sistemet E Planfikimit Të Burimeve Të Biznesit (ERP)

Zgjedhja e Sistemeve të Duhura Menaxhuese

 

Me dinamikën në botën e biznesit ditët e sotshme, një nga sfidat më të mëdha të bizneseve është zgjedhja e sistemit të duhur menaxhues, i cili do të mund të plotësojë nevojat e brendshme të kompanisë. Për këtë arsye, sipërmarrësit duhet të ndërmarrin një zgjidhje ERP e cila mund të suportojë rritjen e shpejtë të biznesit dhe të minimizojë shpërbërjen e mundshme të tij. Hapi i duhur është ndërmarrja e një zgjidhje e cila mundëson një arkitekturë fleksibël e aftë për të suportuar rritjen e biznesit me kalimin e kohës. Një sistem ERP gjithëpërfshirës ndihmon kompaninë që të arrijë qëllimet duke bërë të mundur kontrollin se çfarë është duke ndodhur në çdo fushë të biznesit. Në këtë mënyrë është më e thjeshtë për të bërë ndryshime.

Sistemet ERP janë të konfiguruara si një paketë software e integruar që mundëson një platformë të fuqishme e cila suporton shumë operacione dhe procese komplekse të biznesit, si CRM (Menaxhimi i Marrëdhënieve me Konsumatorët), SCM (Menaxhimi i Kanaleve të Shpërndarjes), HR (Menaxhimi i Burimeve Njerëzore), Financa, Prodhimi etj integrohen të gjitha në një sistem të vetëm. Kjo bën të mundur eliminimin e humbjeve rastësore dhe ribërjen e gabimeve të mundshme. Rezultati përfundimtar është ecuri dhe produktivitet i përmirësuar në mënyrë të ndjeshme.

Ashtu si e përmendëm më sipër, një nga proceset më komplekse për organizatat është kanali i shpërndarjes. Ajo ndërthur funksione të ndryshme me qëllim organizimin më eficient të proceseve. Në qoftë se kanalet e shpërndarjes janë implementuar brenda sistemit ERP, atëherë mundësohet koordinimi sistematik i aktiviteteve, që më parë mund të ishin izoluar në departamentet përkatëse. Duke mundësuar lehtësimin e operacioneve të përditshme përmes komunikimit të përmirësuar dhe rrjedhës së punës së organizuar, kompanitë mund të ulin kostot operacionale përmes planifikimit më të mirë, vendimmarrjes më të mirë dhe njohurive kuptimplota.

Gjithashtu, mbajtja e klientëve të kënaqur ndërkohë që bëhet menaxhimi i shitjeve dhe inventarit, kërkohet një punë herkuliane në rast se të dhënat e këtyre dy elementeve janë të bazuara në platforma të ndryshme. Mund të ketë raste që kompania duhet të bëjë raporte për klientët lidhur me informacionin e produkteve dhe në rast se ka mungesë të dhënash të inventarit kjo mund të shkaktojë probleme. Zgjidhjet ERP ndihmojnë në mirëmbajtjen e informacioneve të përditësuara dhe gjithashtu lehtëson përditësimin e të gjithë të dhënave në kohë reale. Kjo ndihmon që klientët të marrin informacionin më të fundit dhe të duhur në mënyrë efektive.

Transparenca në organizatë është një tjetër pjesë e rëndësishme e një sistemi ERP, prania e së cilës e bën sistemin e sigurt. Siguria dhe integriteti i të dhënave sigurojnë që informacioni strategjik i biznesit të përpunohet dhe të arrihet nga njerëzit e duhur. Me një ERP, ndërsa të dhënat mbahen të sigurta, qasja e të dhënave mund t’u jepet vetëm njerëzve që kanë autoritetin. Gjithashtu, informacioni strategjik mund të mbahet në një vend ndërsa përditësimet për një informacion të tillë mund të bëhen nga një ose më shumë persona të autorizuar.

Sisteme cilësore ERP mundësojnë një rrugë për të integruar lehtësisht të gjitha procedurat e kompanisë brenda kompanisë. Është gjithashtu e rëndësishme që të gjithë punonjësit duhet të adaptojnë proceset e punës dhe procedurat brenda sistemit ERP. Nëse të gjithë dështojnë duke mos rënë dakord me metodat e sistemit, kjo mund të kompromentojë në mënyrë tërrësore proceset e biznesit.

IMPRO, një produkt software autentik nga Communication Progress, bën pjesë në familjen e produkteve ERP (Enterprise Resource Planning) dhe është ideuar për të administruar në një platformë të vetme, proceset e punës, informacionin dhe njerëzit në një organizatë. IMPRO automatizon proceset e punës, qendërzon informacionin, duke siguruar unicitetin dhe saktësinë e tij dhe përmirëson ndjeshëm shpejtësinë e komunikimit në të gjitha nivelet e organizatës. Për më tepër informacione mund të klikoni këtu – http://www.commprog.com/en/software/impro/ 

2018-09-11T11:00:32+00:00