Home>Lajme>Privatësia dhe të Drejtat e Njerëzve në Kuadër të Teknologjisë

Privatësia dhe të Drejtat e Njerëzve në Kuadër të Teknologjisë

Vendosja e të drejtave të njerëzve në fokus të valës së re të teknologjisë në tregun global, do të ndihmojë në përcaktimin e rrugëve që ne zgjedhim. Ky portal i ri do të jetë një platformë digjitale për dialog dhe veprim mbi këtë zgjedhje.

-Phil Bloomer, Drejtor Ekzekutiv, Qendra e Burimeve të Biznesit dhe Të Drejtat e Njerëzve

 

Në shekullin tonë të lidhur virtualisht, informacioni dhe teknologjia e komunikimit (TIK) është thellësisht e integruar në jetën tonë private dhe ambientin e punës. Komunikimi digjital është më global, më i suportueshëm dhe më i aksesueshëm se më parë, duke mundësuar që miliarda persona të ndajnë idetë, të përftojnë njohuri, të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre dhe për të rritur jetëgjatësinë. Shumë studime tregojnë një lidhje të fortë midis TIK dhe rritjes së PBB. TIK gjithashtu nxit transparencë më të madhe dhe mbështet shumë të drejta themelore të njeriut – të tilla si e drejta për shëndet, arsim, liria e mbledhjes dhe liria e shprehjes.

 

Shembuj se si teknologjia mund të përdoret si një mjet i fuqishëm për të drejtat e njerëzve po rriten dita ditës. Teknologjitë më të reja, si inteligjenca artificiale, automatizimi, robotika dhe blockchain kanë potencialin për të dhënë kontribut pozitiv në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njerëzve. Këto teknologji mund të zgjerojnë së tepërmi disponueshmërinë dhe cilësinë e të dhënave në mënyrë që ofrojnë mundësi vendimmarrje të sakta për të mirë të shoqërisë. Aksesi në rritje ndaj internetit dhe zhvillimi i mjeteve të mediave sociale ka bërë të mundur që aktivistët të organizojnë dhe shpërndajnë mesazhin e tyre më shpejt në një audiencë më të gjerë. Mbështetësit mendojnë se ata do të sigurojnë mundësi të reja, rritin efektivitetin dhe ndihmojnë në maksimizimin e potencialit njerëzor.

 

Në të njejtën kohë, zhvillimet e shpejta në teknologjitë e ditëve të sotme, ngrejnë pyetje serioze mbi impaktin potencial të të drejtave njerëzore dhe punën në të ardhmen, dhe po ashtu se kush do të përfitojë apo kush do të humbë nga ky zgjerim. Ekziston rreziku se përdorimi i makinerive për të rritur produktivitetin do të rezultojë në rritjen e pabarazisë nëpërmjet presionit në rënie të pagave dhe humbjes së vendeve të punës. Rritja e pranisë së nënkontraktorëve në ekonominë e ditëve të sotme, e ndihmuar nga teknologjia, ka dhënë kontributin në ndryshimin e natyrës së punës. Është vënë re rritje e disponueshmërisë së pozicioneve fleksibël që ofrojnë mundësi për disa persona, dhe njëkohësisht ndikon negativisht në jetesën e disa të tjerëve.

 

Rritja e këtyre teknologjive ngre pyetje të rëndësishme nëse politikat tona aktuale, sistemet ligjore, dokumentacioni dhe strategjitë e avokimit janë të mjaftueshme për të zbutur rreziqet e të drejtave të njeriut që mund të rezultojnë, shumë prej të cilave janë ende të panjohura.

 

Privatësia e Njerëzve në Epokën e Teknologjisë

“Interneti i Gjërave” (IoT) do të na bëjë që të rimendojmë se çfarë do të thotë privatësi. Deri në 2020, është vlerësuar që do ekzistojne 20-30 miliardë pajisje dhe ndoshta me miliarda të tjera sensorë të lidhur me internetin. Rrjedhimisht, do të ketë një plan të përcaktuar për çdo aplikim, makineri apo pajisje për të mbledhur informacion mbi përdorimet dhe mjedisin e tij. Privatësia nuk do të zhduket, por nënkupton gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Ne gjithmonë do të kërkojmë dhe do të gjejmë mënyra për t’i mbajtur disa gjëra private, edhe pse me kalimin e kohës kjo gjë do të vështirësohet.

 

Shoqëritë do të duhet ta rishikojnë në mënyra të ndryshme se çfarë privatësia nënkupton. Sensorët “e zgjuar” në shtëpi apo qytete mund të ndihmojnë në reduktimin e harxhimit të energjisë elektrike, monitorimin e sigursë së infrastrukturave dhe maksimizimin e përdorimit të rrugëve. Por që të bëhet e mundur kjo gjë, duhet të krijohet një historik i mbledhjes së të dhënave. Analiza e grupeve të mëdha të të dhënave nga inteligjenca artificiale mund të ketë përfitime të mëdha, por njëkohësisht ka implikime në privatësi. Nëse do të përfitojmë plotësisht nga IoT, do të kemi nevojë për sisteme të fuqishme të mbrojtjes së të dhënave, jo vetëm ligje, por edhe enkriptim, siguri kibernetike dhe mbikqyrje. Në qytete, njerëzit do të kenë nevojë për një debat të hapur publik për atë se çfarë përfaqëson privatësia dhe çfarë njerëzit presin që qeveritë të mbrojnë dhe kompanitë të respektojnë. Për të pasur një përfshirje të plotë të publikut, ky debat mbi privatësinë duhet të shkojë përtej kufijve të “privatësisë kombëtare”.

 

Privatësia mendohet zakonisht në kontekstin e mendimeve personale të individëve, aksionet apo marrëdhëniet e tyre në ndërveprim me njerëz të tjerë. Ndërkohë që në realitet, shumë njerëz ia besojnë një pjesë të madhe të jetës së tyre personale mjeteve teknologjike përreth tyre. Ideja e pajisjeve “të zgjuara”si celularët duke qenë si përmirësim digjital i vetë personave dhe të varësisë që krijohet, do të thellohet edhe më tej me zhvillimin e inteligjencës artificiale. Si rrjedhojë bashkë me këto, ndërlidhja njeri-makineri do të bëhet më e ngushtë. Prandaj, konceptet e privatësisë duhet të zhvillohen gjithashtu për të përfshirë ndërveprimin njeri-makineri. E gjitha kjo do të thotë se privatësia nuk duhet të ekzistojë vetëm në raport me një person ose ndërmjet një bashkësie të përcaktuar njerëzish, por duhet të jetë si pjesë e një marrëdhënie themelore midis një personi dhe pajisjes që ai/ajo përdor. Ky është një test tepër kritik kur shtrohet pyetja për sektorin privat: a do të arrijnë kompanitë të ofrojnë produkte dhe shërbime, të cilat njerëzit do t’u besojnë aq shumë për t’i konsideruar ndërveprimet me ato private?

2018-11-05T08:47:54+00:00

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/storecommprog/public_html/wp-includes/functions.php on line 3770