Home>Lajme>Teknologjia Që Drejton Suksesin e Kompanisë

Teknologjia Që Drejton Suksesin e Kompanisë

Në shoqërinë tonë të orientuar nga teknologjia, mënyra më e mirë për kompaninë për të ecur përpara është nëpërmjet inovacionit. Nëse ju nuk përfshini inovacionin, do të ‘shkatërroheni’. Një nga arsyet që mund të mos jeni koherent me tregun është duke mos investuar në mënyrën e përgatitjes së ofertave të produkteve, shërbimeve, teknologjisë jo bashkëkohore apo edhe punonjësve jo të trajnuar vazhdimisht.

Inovacioni nëpërmjet implementimit të një ERP-je (Enterprise Resource Planning) mund të jetë fryma e re që mundëson shtimin e jetëgjatësisë së kompanisë suaj. Aftësia për të inovuar biznesin tuaj është një drejtuese e produktivitetit, konkurrueshmërisë, dhe përparimit. Inovacioni kërkon nga sipërmarrësit që të adoptojnë gjithmonë qasjet më të fundit në bizneset e tyre, të përqafojnë teknologjitë e reja dhe të krijojnë mundësi të reja për t’u diferencuar nga konkurrentët e fushës.

 

Por si mund ta dalloni që sistemi juaj ka nevojë për mirëmbajtje nëpërmjet zgjidhjes ERP? Pyesni veten, sa shpesh…

  • Departamenti i IT gjeneron dokumenta të jashtme manualisht?
  • Departamenti i IT ka një sistem të proceseve dhe lëvizjeve të të dhënave që dështon?
  • Dikush që ka ikur nga puna ka akoma akses në ndërtesën dhe teknologjinë e kompanisë suaj?
  • Paga e një punonjësi nuk është e saktë?

 

Nëse këto situate ju duken familjare dhe të përsëritura, është koha e implementimit të sistemit IMPRO ERP, një produkt software autentik nga Communication Progress, i ideuar për të administruar në një platformë të vetme, proceset e punës, informacionin dhe njerëzit në një organizatë. IMPRO automatizon proceset e punës, qendërzon informacionin, duke siguruar unicitetin dhe saktësinë e tij dhe përmirëson ndjeshëm shpejtësinë e komunikimit në të gjitha nivelet e organizatës.

Ne punojmë ngushtë me klientët gjatë ciklit të zhvillimit të software-it, duke filluar nga kryerja e studimit të vizibilitetit, projektimi dhe analiza e sistemit, zhvillimi i programit, implementimi, trajnimi dhe deri tek mirëmbajtja e tij në vazhdim. Ne sigurohemi që shërbimet tona të zhvillimit, të përshtaten me planin e biznesit të klientit, objektivat, buxhetin, dhe pritshmëritë e tij.

 

IMPRO dhe metodologjia e ndjekur nga Communication Progress sh.p.k. ofrojnë fleksibiltet shume-dimensional:

  • Çdo klient mund të përzgjedhë një nënbashkësi modulesh bazë për të filluar implementimin e IMPRO;
  • Në të njejtin sistem, mund të konfigurohen një, ose më shumë ndërmarrje, duke e ulur kështu ndjeshëm nevojën për investim në sisteme të shumëfishta;
  • Modulet dhe zgjidhja në tërësi parametrizohen dhe zhvillohen më tutje për t’u përshtatur 100% me veçoritë e një kompanie;
  • Sistemi IMPRO ofron një sërë mënyrash për integrim apo shkëmbim informacioni (import/eksport) me sisteme të treta;
  • Pas implementimit të IMPRO, sistemi mund të përshkallëzohet për nevojat në rritje të një kompanie, me module të reja, për një volum më të madh, për performancë më të mirë, etj.

 

Ndërkohë, përdorimet e mëposhtme të teknologjisë janë kritike për suksesin e kompanisë:

  • Drejtimi i Shitjeve – Ju duhet të përdorni teknologjinë për të mundësuar informacionin e duhur në kohën e duhur tek klientët dhe për të mundësuar identifikimin e atyre klientëve potencial që kanë nevojë për kohën tuaj.
  • Sigurimi i Shërbimit më të Mirë – Në ditët e sotshme ju duhet të keni shërbim shumë transparent ndaj klientëve nëse dëshironi të rinovoni marrëveshjet dhe më e rëndësishmja, nëse dëshironi të keni vlerësime dhe rekomandime pozitive nga ata. Kështu, ju duhet teknologjia për të qenë të aftë për të siguruar një pamje 360° të konsumatorëve – blerja e historikut, kontaktet, çështje të hapura, etj.
  • Mundësimi i Efiçiencës Operacionale – Ju dëshironi të minimizoni dublikimin në hyrjen e të dhënave (p.sh. hedhja e emrit dhe adresës së klientit në më shumë se një sistem). Dëshironi të keni suportin e teknologjisë për të optimizuar rrjedhën e punëve. Duhet të keni informacion konsistent midis sistemeve në mënyrë që gjithsecili të kryejë deryrat përkatëse. Ju gjithashtu dëshironi të keni një informacion të unifikuar midis sistemeve operacionale dhe dyqanit tuaj online, etj.
  • Suportimi i Vendimmarrjes Menaxheriale – Biznesi juaj ka nevojë për informacionin e duhur për të kuptuar se çfarë është duke ndodhur me tregun në mënyrë që ju të përcaktoni trendet e momentit. Ndërkohë ju keni nevojë të dini se cilët nga njerëzit e shitjes është duke operuar efektivisht dhe kush jo. Dhe më e rëndësishmja ju duhet të ndiqni cilët janë faktorët që përcaktojnë suksesin e kompanisë (për të kuptuar se ato janë të ndryshme për çdo kompani).

 

Impakti i teknologjisë në mënyrë të përgjithshme është shumë i rëndësishëm në një biznes, dhe ai bëhet gjithmonë dhe më jetësor me kalimin e viteve. Nënkontraktimi i Drejtuesit të Informacionit (CIO) dhe i specialistëve IT gjithmonë sugjerohen që të jenë pjesë e jashtme e skuadrës së biznesit – por shumë më tepër se një konsulent i thjeshtë. Në fund, të gjithë vrapojnë drejt një qëllimi me një shpejtësi më të madhe, më të sigurt dhe me taktika më të qarta. Ju ose i përqafoni këto ndryshime të ditëve modern ose do largoheni duke u shpërbërë plotësisht!

“Potenciali që ekziston ditët e sotshme, që shton operacionet dhe të ardhurat, është gati pa limit. Ata që mund të kuptojnë si funksionojnë të dhënat dhe çfarë ata mund të sigurojnë, do të mundësojnë avantazhe shumë të mëdha për ekonominë e kompanisë.” -Bob Herbold, ish zv. Drejtor Ekzekutiv dhe Shef i Operacioneve të Microsoft

2018-10-09T07:43:42+00:00