Ne e dimë sa thelbësore është për të gjithë ata që sapo punësohen, nevoja për t’u integruar me ambjentin e punës dhe zhvilluar profesionalisht përmes trajnimeve që vihen në dispozicion nga punëdhënësit. Ndërkohë që globalisht ky mund të jetë një koncept që ka zënë vend prej kohësh, në Shqipëri është ende në hapat e parë, madje me raste investimi në trajnimin fillestar mund të shihet edhe si kosto e pakthyeshme nga shumë biznese.
Communication Progress (Kompania mëmë e portalit Tekreja) i sheh punonjësit si asetin më të rëndësishëm të saj. E përkushtuar ndaj tyre, duke i promovuar, shpërblyer dhe duke krijuar një ambjent pune që reflekton kulturën e kompanisë në trajtimin e punonjësve.
Një mjedis pune i sigurtë, i drejtë dhe suportues është elementi kyç për të pasur një ekip produktiv dhe të motivuar. Për këto arsye, kompania i kushton rëndësi të veçantë menaxhimit efektiv dhe të drejtë të burimeve njerëzore. Për të hedhur edhe një hap më tej në këtë drejtim, Communication Progress themeloi Akademinë IMPRO, një program trajnimi dhe praktike i cili i mundëson studentëve dhe të sapo-diplomuarve të trajnohen pranë zyrave tona pranë departamenteve përkatëse. Programi është i mirë-ndërtuar dhe iu ofron studentëve mundësinë për të praktikuar dhe mësuar përmes zbatimit të atyre temave që janë trajtuar më parë teorikisht. Akademia IMPRO ofron gjithashtu mundësinë e punësimit në përfundim të proçesit të trajnimit. Ky model biznesi ka rezultuar mjat frytdhënës për vetë kompaninë, po ashtu edhe për ata që duan të punësohen.
Një rast i tillë është Gloria, një ish-studente e Akademisë IMPRO e cila sot punon si Analiste Biznesi pranë Communication Progress. Gloria është diplomuar në Universitetin e Vlorës dhe ka ndjekur masterin pranë Universitetit të Wroclaw. Ajo ka qenë pjesë e programit të trajnimit dhe në përfundim të tij u bë pjesë e stafit të kompanisë. Sot, gjashtë muaj më pas, ajo ndan eksperiencën e saj me ne. Gloria do ta rekomandonte këtë program trajnimin si rrugën me efektive për të plotësuar hendekun që hasin të gjithë pas përfundimit të studimeve, atë midis teorisë dhe praktikës.
Në përgjigje të pyetjes “A punësohesh nëse trajnohesh?” ajo thotë:
Gjëja e parë që më vjen në mendje të them është se nëse do të jeni serioz dhe të përkushtuar me qëllim për t’u punësuar pranë Communication Progress, rrugën do ta gjeni shumë lehtë përmes trajnimit. Unë jam prezantuar, gjatë trajnimit në akademi, me produktet dhe zgjidhjet që kompania ofron përmes leksioneve sistematike dhe të mirë-organizuara. Gjatë periudhës së trajnimit mora gjithë udhëzimet për të cilat kisha nevojë, nga trajnues që ishin gjithnjë të gatshëm të ofronin ndihmën dhe asistencën e tyre. Ata më inkurajuan të merrja iniciativa, të mendoja në mënyrë analitike dhe të lexoja më tutje. Të gjitha këto kanë efektin e tyre të cilin e vlerësoj edhe sot.
Gloria ka ëndrra dhe plane të mëdha për të ardhmen e saj në fushë e konsulencës dhe janë pikërisht këto vlerat që duam të ndërtojmë përmes Akademisë IMPRO, duke motivuar të rinjtë dhe duke futur modele të reja të zhvillimit të biznesit në tregun shqiptar.
Nëse je një student i interesuar dhe do të ndjekësh të njëjtin rrugëtim, mund të shohësh hapat që ndiqen në faqen tonë dedikuar Edukimit.